Random Video

Ora News – Tregu i sigurimeve, brenda 2018 do shlyhen detyrimet e prapambetura

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda vitit 2018, AMF dhe kompanitë e sigurimeve do të shlyejnë të gjitha detyrimet e prapambetura. Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare u shpreh se në total këto borxhe shkojnë deri në 10 milion euro. AMF pritet të ushtrojë më shumë kontrolle në tregun e sigurimeve, ndërsa pritet të miratohet së shpejti edhe projektligji Bonus-Malus.
Brenda vitit 2018 do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura në tregun e sigurimeve.
Drejtori i Prëgjithshëm i Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, deklaroi se këto borxhe janë krijuar që nga viti 2002 dhe arrijnë në 10 milion euro.
Ervin Koçi: Kemi 9-10 milion euro dhe tashmë po bëjmë dhe një inspektim të gjerë tek Byroja që administron të gjithë këtë proces për të nxjerrë shifrën reale por edhe përgjegjësitë konkrete. Ky është krijuar nga viti 2002 për shkak se edhe tregu i sigurimeve ka qenë treg shumë i brishtë.
Koçi bëri me dije se tashmë po rishikohet ligji Bonus-Malus, në bazë të cilit drejtuesit e mjeteve do të paguajnë sigurimet sipas historikut të aksidenteve.
Ervin Koçi: Pa diskutim që Bonus-Malus do të jetë një objekt i rishikimit që të përshtatet me mirë me zhvillimet e tregut.
Përsa i përket ndryshimeve të shpeshta të çmimeve në tregun e sigurimeve, kreu i AMF-së premtoi rishikime në ligj ndërsa premtoi sanksione në rast të zvarritjes së qytetarëve për marrjen e pagesës për dëmet në rast aksidenti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tregu-i-sigurimeve-brenda-2018-do-shlyhen-detyrimet-e-prapambetura/