Random Video

Ora News - 10-vjetori i vdekjes së At Zef Pllumbit, ja mesazhi i Bashës

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulizm Basha vizitoi një ekspozitë për 10 vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumbit. Në një dalje për mediat, Basha tha se mesazhi që përcjell At Zef Pllumbi është se ja vlen çdo sakrificë për lirinë, kumbon edhe sot.
Ai tha se sot kërcënohet liria dhe në vecanti liria e zgjedhjes.
Basha: Ja rekomandoj kujdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, të vijë dhe ta shohë është frymezuese, prekëse. Mesazhi i At Zef Pllumbit është se ja vlen çdo sakrificë për lirinë. Ky mesazh kumbon sot sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes.
Jeta dhe vepra e At Zef Pëllumbit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur ?Rrno vetëm për me tregue? duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare.
Si një dëshmi autentike e ferrit komunnist, si ndërgjegjia e një shoqëria që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë. Se ja vlen çdo sakrificë ku liria kërcënohet.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/10-vjetori-i-vdekjes-se-at-zef-pllumbit-ja-mesazhi-i-bashes/