Random Video

Report TV - Vettingu në Polici, ambasadorët Lu e Vlahutin takojnë Xhafajn

2018-05-03 1 Dailymotion

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në takim ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Takimi vjen pas deklaratës së fortë të Lu për kriminalitetin në Shqipëri. Ministri Xhafaj ka urdhëruar disa ditë më parë nisjen e Vettingut në Policinë e Shtetit e cila ka për synim pastrimin e radhëve të uniformave blu nga të korruptuarit dhe inkriminuarit.

Burime pranë këtij takimi theksojnë se ambasada e SHBA do mbështesë dhe monitorojë Vettingun në Policinë e Shtetit. "Ekspertë të FBI do të ndihmojnë për Vettingun në polici", tha ky burim. Ky është takimi i dytë i Xhafajt me Lu pas atij të dy ditëvë më parë ku në fokus ka qenë reforma në Polici.