Random Video

Report TV - Skandali në Butrint, Ministria e Kulturës: Ndërtimi i përkohshëm

2018-05-03 0 Dailymotion

Ministria e Kulturës ka reaguar pas skandalit me ndërtimin që po bëhet në Parkun Kombëtar të Butrintit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket qartë se po hidhet beton, por për Ministrinë e Kulturës është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.
?Në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Asnjë godinë e re nuk ndërtohet në Parkun Kombëtar të Butrintit por është duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s.