Random Video

Assleborn në Tiranë - Çelja e negociatave nuk varet vetëm nga Brukseli

2018-05-03 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BE mund të hapë negociatat me Shqipërinë në vitin 2018. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, tha pas takimit me holomogun shqiptar Ditmir Bushati, se çështja e integrimit evropian nuk varet vetëm nga Brukseli, por edhe nga Shqipëria.
Jean Assleborn tha se Europa sot nuk është në momentin e vet më të mirë, sidomos pas largimit të Britanisë së madhe.
Jean Assleborn?Probaliteti është shumë i mirë që në 2018 mund të çelim negociatat për Shqipërinë. Luksemburgu do ta promovojë këtë ide, por duhet ta dini që nuk varet vetëm nga Brukseli, është çështje e politikave të brendshme të vendit tuaj. E dini që keni bërë përpjekje të jashtëzakonshme për reformën në drejtësi. Vazhdoni të punoni.

Edhe kreu i diplomacisë shqiptare, Bushati tha se më ngritjen e të gjithë strukturës së vettingut, BE duhet të japë konfirmimin për nisjen e bisedimeve.
Ditmir Bushati: ?Me miratimin e përbërjes së trupave të vettingut mirëpresim një orë e më parë rezultatet paraprake nga ky proces. Njëkohësisht ti jepet KE për të konfirmuar këto rekomandim për hapjen e bisedimeve për Shqipërinë në mënyrë të plotë.?

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/celja-e-negociatave-nuk-varet-vetem-nga-brukseli/