Random Video

Report TV - Skandali në Butrint, Ministria e Kulturës dha leje në afat rekord

2018-05-03 2 Dailymotion

Vazhdojnë punimet në parkun arkeologjik të Butrintit. Edhe pse u denoncua që punimet po bëhen me beton dhe hekur deri tani asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë masa për ndalimin e tyre. Nga ana tjetër Ministria e Kulturës ka dhënë leje me anë të dy vendimeve brenda një afati rekord, brenda 13 ditësh.

Në vendimin e datë 12 maj 2017 me firmë të ministres Kumbaro është dhënë leja për ?Rehabilitim dhe ndërtim të pikave të shërbimit, ndërsa 13 ditë më vonë, me datë 25 maj 2017 del një vendim tjetër 106/1 që cilësohet si Vendim Qarkullues që jep miratimin për vazhdimin e punimeve. Edhe ky vendim është firmosur nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe nga sekretarja e Këshillit kombëtar të arkeologjisë, Rudina Zoto.