Random Video

Report TV - Lezhë, Frrokaj i PD-Ramës: Nëse reformat japin sukses i mbështes

2018-05-03 0 Dailymotion

Kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj ka qenë i pranishëm në dëgjesën publike të Edi Ramës për buxhetin e vitit 2018. Frrokaj i është drejtuar Ramës se do donte që të ishte Lulzim Basha në vendin e tij, por ky ka qenë verdikti i qytetarëve në 25 qershor. "Unë do të doja të ishte Lulzim Basha i ulur në vendin tuaj, por verdikti i qytetarëve ky është", ka thënë Frrokaj.

Ai i ka kërkuar Ramës investime për disa projekte infrastrukturore, ndërsa ka shprehur mbështetjen e tij si drejtues lokal, edhe pse i përket forcës politike rivale, për t'i mbështetur reformat e ndërmarra nga qeveria nëse ato rezultojnë të suksesshme. "Nëse reformat e tuaja do jenë të suksesshme do t?i mbështes", është shprehur Frrokaj.