Random Video

Report TV - Ministria e Kulturës nis kontrollin me monitorë të 7 siteve arkeologjike

2018-05-03 0 Dailymotion

Shtatë site arkeologjike, ku përfshihen Butrinti, Apolonia e më gjerë, kanë nisur të monitorohen me kamera që nga mjediset e Ministrisë së Kulturës. Përfundimi i fazave të para të projektit të vendosjes së sistemit të kamerave të monitorimit në sitet e trashëgimisë dhe vendosja e biletarive elektronike në institucionet e trashëgimisë kulturore është promovuar sot në Ministrinë e Kulturës.
Projekti u iniciua nga Fondi Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit amerikanë të Fondacionit.

Drejtori i Fondacionit, Michael Granoff, e konsideroi trashëgiminë kulturore si AND të Trashëgimisë dhe monitorimi i biletave efikas për mirëmbajtjen e siteve arkeologjike. Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për projekte dhe rritjen e numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike.

Pas konferencës për mediat, përfaqësuesit e fondacionit prezantuan monitorët që kanë nisur të kontrollojnë 7 site arkeologjike. Projekti për destinacionet e përzgjedhura të monitorimit ka pasur një kosto rreth 530 000 dollarë.