Random Video

Ekopolitikë - Kikia: Precedenti Tahiri nuk ka ndodhur as në vendet e Amerikës Latine

2018-05-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeredaktori i Klan Plus, Mentor Kikia i ftuar në ?Ekopolitikë? nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se rasti i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri precedent që nuk ka ndodhur as në vendet e Amerikës Qendrore, ku organizatat e drogës bëjnë ligjin.
Kikia: Kjo çështja është për mua çështja më e rëndësishme që mund të ketë pasur ndonjëherë në dorë sistemi i drejtësisë në çerekshekullin e fundit jo thjesht se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm, por bëhet fjalë për një precedent që nuk e hasim askund, as në republikat e Amerikës Qendrore, ku zyrtarisht organizatat e drogës janë ligjvënëse, që ministri i Brendshëm të akuzohet se ka kontrolluar, ka stimuluar, ka qenë anëtar i një organizate të trafikut të drogës.
Kjo do të jetë një provë e madhe edhe për vetë drejtësinë dhe politikën. Unë mendoj se PS nuk do ta bëjë gabimin e madh të mos lejojë Tahirin të shkojë pranë drejtësisë. Nëse do të duan që historia të sqarohet, ka vetëm një mundësi; t?i hapet rruga Prokurorisë. Nëse Prokuroria është futur në një valle politike do t?i dalë menjëherë kallaji. Nuk duhet krijuar një barrierë e tillë kur jemi në fillim të reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kikia-precedenti-tahiri-nuk-ka-ndodhur-as-ne-vendet-e-amerikes-latine/