Random Video

Report TV - Shkrimtari grek Dino Koubatis i dedikon libër Ali Podrimjes

2018-05-04 0 Dailymotion

Gjatë promovimit të librit ?Ali Podrimja, in memoriam?, Ilirian Zhupa e Përparim Kabo kanë folur për vlerat e veçanta të librit të Koubatis-it. Ai ka regjistruar marrëdhëniet personale me poetin dhe zbulon vetëdijen e një humanisti të madh.
Poeti kosovar u bë i njohur në Greqi 35 vite me parë nga poeti i shquar grek Kosta Valeta, që e njohu në një festival poezie ne Itali dhe prezantoi ne Greqi përmes librit ?Harta e grisur? tha Dino Koubatis.

?E vërteta është se në Greqinë e sotme, ku fatkeqësisht të rinjtë nuk njohin as Solomonë e Pallamanë, dhe as që kanë dëgjuar për Kalvon dhe Ragavinë, nuk është ndonjë çudi e veçantë që të mos njohin shumë poetë të mëdhenj. Desha të them se edhe unë nuk e njihja Podrimjen. Pas njohjes me të dhe poezinë e tij, e konsideroj po aq të denjë sa poetët më të shquar grek. Podrimja tashmë njihet në Greqi përkrah zërave tragjikë të dhimbjes poetike për lirinë dhe paqen.?, tha shkrimtari grek Koubatis.