Random Video

Stop - Fizioterapia e Spitalit të Traumës, 7 muaj në pritje të përurimit të Ramës! (31 tetor 2017)

2018-05-08 2 Dailymotion

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Në klinikën e njohur si ?iraniani? bicikleta e zemrës duket si orendi mobilimi, pasi për pacientët, që kanë një nevojë të tillë, nuk punon.Infermierët i drejtojnë pacientët në zonën e 21 dhjetorit, pavarësisht, se bëhet fjalë për të sëmurë, që duhet të përshkojnë anën tjetër të qytetit.

Qytetarja ?Si jeni? Mirë? Kam ardhur, të pyes, se kam babin të sëmurë nga zemra dhe i kanë thënë për bicikletë.
Infermierja- Po këtu nuk është vënë akoma në punë.
Qytetarja ? Si t?ia bëjmë?
Infermierja- Tek cila lagje je?
Qytetarja ? Kjo pra!Për këtu na kanë thënë.
Infermierja- I planifikon më duket tek 21-shi.
Qytetarja ? Po kjo, ca është? A është bicikletë?
Infermierja- Po! Bicikletë është.
Qytetarja ? S?punon kjo?
Infermierja- S?i kanë vënë akoma në punë.
Qytetarja ? Po pse? Ca ka ajo, për t?u vënë në punë? Të shkojmë në deri tek 21-shi, duke pasur lagjen këtu.
Infermierja- S?i kanë vënë. Cfarë të them unë?!
Infermierja- Shko tek shefja, në katin e dytë.
Qytetarja- Në katin e dytë?
Infermierja ? Po!

Qytetarja ? Si jeni?
Kryeinfermierja- Mirë! Si jeni?
Qytetarja ? Shkova këtu tek zemra, se kam babin për bicikletë dhe më tha ajo infermierja, që të pyes këtu, që bicikleta nuk është në punë dhe më tha, për të shkuar tek 21-shi.
Kryeinfermierja-Po!
Qytetarja- Pse duhet të shkoj tek 21-shi? Unë jam e kësaj lagjeje.
Kryeinfermierja- Je e kësaj lagjeje, po kur s?është vënë në punë asnjë cik ajo, si do...?
Qytetarja ? Si s?është vënë në punë ajo? Ajo s?do ndonjë shpikje, bicikletë është, nuk është ndonjë?
Kryeinfermierja- Ka ajo, ka gjëra, që duhen.
Qytetarja ? S?mund të shkoj unë përditë tek 21- shi, të coj një njeri të sëmurë, duke pasur shtëpinë këtu.
Kryeinfermierja- Se ato kërkojnë edhe kushte, se është shumë e kollajtë ajo bicikleta, po gjatë bicikletës mund të ndodhë një gjë dhe duhet të jesh i përgatitur për të gjitha gjërat. Prandaj! Se nuk është kaq e lehtë.

Qytetarja ? Faleminderit shumë!Mirupafshim!
***

Të dielën e 29 tetorit, kryeministri Rama përuroi qendrën e re të fizioterapsisë në Spitalin e Traumës. Por ?Stop? tregon përmes investigimit të gazetarëve dhe kameras së fshehtë, se kjo qendrës, kishte 7 muaj, që kishte përfunduar e për t?u vënë në funksion, pritej thjesht ardhja e kryeministrit Rama...?!

Qytetarja- Me kë duhet të flas, kështu për fizioterapi? Jam paciente, por nga sporti I sforcuar, kam dëmtuar këto tendinat edhe kam problem, nuk rri dot në këmbë.
Mjeku-Me kë jeni konsultuar?
Qytetarja- Kam shkuar atje tek QSUT-ja dhe më thanë për këtu.A është kjo qendra e Fizioterapisë?
Mjeku- Qendra është me një fjalë, por ne?akoma nuk është hapur shërbimi i fizioterapisë. Ishte për sot për t?u hapur.
Qytetarja- Po!
Mjeku- Dhe pritet, që të hapet nga dita në ditë.
Qytetarja- Ai doktorri kështu më tha mua, është një qendër e re, është bërë aty dhe shko pyet aty, tha.
Mjeku- Prandaj të them, presim sot dhe nuk kanë ard...