Random Video

Ora News – Kujdes nga virozat e stinës!

2018-05-08 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Luhatjet e mëdha të temperaturave të ditëve të fundit sollën zyrtarisht sezonin e virozave të stinës. Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë pranë Pediatrisë së Fierit për të marrë trajtim mjekësor, një numër që ka vënë në vështirësi edhe stafin mjekësor me mungesa. Fluks pacientësh të vegjël raportohet edhe në Lezhë. Mjekët apelojnë prindërit që të ndjekin me kujdes shëndetin e të vegjëlve.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave këtë periudhë të vitit i bën të gjithë më të rrezikuar nga virozat e stinës, por më të prekurit janë fëmijët.

Rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Fëmijëve në Fier, ku një pjesë e tyre shtrohen për të marrë kujdes më të specializuar.

Por përballë këtij fluksi, shefja e repartit të Pediatrisë Artemona Yzeiri ngre shqetësimin e mungesës së mjekëve pediatër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kujdes-nga-virozat-e-stines