Random Video

Report TV - Ambasadorja e BE nga Mirdita: Edhe në bashkitë e vogla po ndodhin ndryshime

2018-05-09 0 Dailymotion

?Shqipëria nuk mund të zhvillohet pa u zhvilluar bashkitë e saj, pasi duke qenë më afër qytetarëve këto institucione janë fuqia me themelore e një shteti?. Kështu u shpreh nga Mirdita Ambasadorja e Bashkimit Evropian në vendin tonë Romana Vlahutin e cila vizitoj këndin e Bashkimit Evropian të hapur në ambientet e Bashkisë Mirditë.

Në fjalën e saj Vlahutin ka garantuar së BE do ta mbështesë Mirditën me grante. "Ju keni sfida të mëdha ne e dimë këtë, por po shikojmë se ndryshimet po ndodhin dhe kjo është gjë pozitive.

Të gjithë duhet të mendojmë se si mund të bëjmë një listë me prioritet për Bashkinë tuaj dhe t?iu ndihmojmë jo vetëm me grante por që të keni të gjithë kapacitet e duhura për të marrë fondet e BE-së.