Random Video

Report TV - Kreu i Emergjencat Civile, Premçi: Është e patolerueshme që të mos ketë planifikim

2018-05-09 0 Dailymotion

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, nga Shkodra ka kërkuar nga bashkitë që të planifikojnë në buxhetin e tyre fondin për emergjencat sic e parashikon ligji, pasi sipas tij janë këto të fundit që asnjëherë nuk deklarojnë fondin e emergjencave.
Ai është shprehur se është e pa tolerueshme që të mos ketë planifikim për emegjencat.

?Bashkitë në mënyrë kategorike edhe pse ua kërkojnë nga tre herë në vit, nuk raporton askush sa para kanë planifikuar për Emergjencat Civile, në zbatim të ligjit që e ka 3%?-thotë ai.

Premçi shtoi se komapnitë që kanë fituar tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nuk kanë asnjë mjet për mbajtjen hapur të rrugëve nga akulli dhe dëbora?.

?Papërgjegjshmëria nga kompania që ka detyrime kontraktuore me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve apo me Autoritetin Rrugor Shqiptar Ku ndërkohë që Shkodra ishte tërësisht ishte e bllokuara nga akulli dhe dëbora, kompanitë nuk kishin asnjë mjet të dislokuar në segmentin rrugor për të cilin kishin detyrime. Nuk kishin asnjë punonjës në këtë segment. Komisioni i Emergjencës për inspektimin e të gjitha akseve rrugore, nëse janë dislokuara mjetet e kompanive sipas detyrimeve, neës kanë krijuar rezervat e kripës dhe të skorieve, nëse e kanë të gjithë logjistikën dhe bazën e nevojshme për të garantuar kalueshmërinë?-shprehet ai.

Premçi ishte i pranishëm në Komisionin e Emergjencave Civile të Shkodrës i thirrur nga Prefekti I Shkodrës Çesk Millja. Qarku I Shkodrës është nga rajonët më të goditura nga përmbytjet dhe bllokimet nga dëbora. Në këtë mbledhje u kërkua një angazhim më I madh në përballimin e emergjencave.