Random Video

Ora News - Balla, PD-së: Ku i gjetët 1 mln dollarë? Basha: Piruetë e Ramës shko në Prokurori

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi Partinë Demokratike për pastrim parash. Nga foltorja e Kuvendit, Balla apeloi Bashën të japë llogari ku i ka gjetur 1 milion dollarë për të paguar artikujt që nxijnë imazhin e Shqipërisë.

Në kundërpërgjigje, kreu i demokratëve Basha e cilësoi Ballën një piruetë të Ramës, ndërsa e sfidoi të shkojë në Prokurori, madje dhe në FBI po të dojë.

Balla: Sot është një ditë ku Kuvendi duhet të ndalet në një çështje shumë të rëndësishme. Për herë të parë në 27 vite një parti politike është përfshirë në një aferë të pisët transaksioni parash që nuk dihet nga vinë. Ti Lulzim Basha duhet të dalësh këtu dhe të sqarosh shqiptarët se ku i ke gjetur 1 milion dollarë të përdorur nga PD për të paguar artikuj që nxijnë Shqipërinë dhe tërhequr vëmendjen e administratës amerikane në përpjekjen tënde për ta kthyer në një gogol qeverinë socialiste. Burime terësisht të konfirmuara bëjnë me dije se këto para i përkasin një fondi të zi aferash korruptive të administruara nga një person i lidhur drejtëpërdrejtë me Lulzim Xhelal Bashën.

Për më shumë lexoni në: http://145.239.2.153/article/kuvendi-diskuton-sot-buxhetin-2018-priten-debate