Random Video

Ora News – Një elektriçist viktima e parë e motit të keq, situata pritet të përkeqësohet

2018-05-09 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një elektricist 50 vjeçar është viktima e parë e situatës së motit të keq që ka përfshirë vendin.

Sabri Vringa ra në kontakt me rrymën elektrike ndërsa po punonte në riparimin e një defekti në fshatin Kurjan.

Stuhia me reshje të dëndura e erëra të forta që ka përfshirë vendin vjen nga jugu, por përmbytjet e paralajmëruara nisën nga Veriu.

Në Shkodër mbi 150 hektarë kryesisht tokë bujqësore dhe zonë kenetore janë nën ujë, ndërsa reshjet intensive të pasdites dhe prurjet në lumin Kir vunë nën prezencë uji disa banesa në Rrethina.

Në mbrëmje problematikat u theksuan edhe në Gjirokastër. Prurjet e përrenjve malore rrezikojnë rreth 20 familje të komunitetit rom që jetojnë në periferi.

Ndërsa rruga që lidh qytetin me aksin nacional drejt Kakavijës u bë i pakalueshëm nga këmbësoret dhe i vështirë për mjetet.

Zonat e rrezikuara në Vlorë i mbajnë sytë nga niveli i Vjosës e cila orë pas orë po rrit prurjet. Ndërsa në Risili të Llakatundit tre familje kërcënohen nga prurjet e Shushicës. Shtabi i emergjencave thotë se po ndjek situatën hap pas hapi ndërsa problematike mbetet furnizimi me energji.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/nje-elektricist-viktima-e-pare-e-motit-te-keq-situata-pritet-te-perkeqesohet