Random Video

Report TV - 3 pista për zbardhjen e vrasjes së Aleksandër Ndokës

2018-05-09 0 Dailymotion

Vrasja mafioze e Aleksandër Ndokës, ka mbledhur gjatë ditës së djeshme ekspertët më të mirë të hetimit të krimit. Teksa është zhvilluar një analizë e gjatë mes drejtuesve të policisë së Lezhës dhe specialistëve të mbëritur nga Tirana, tashmë policia dhe prokuroria e këtij qyteti është fokusuar në tre pista kryesore. ?Shqiptarja.com? mëson se pista e parë lidhet me konfliktin që i biri i viktimës Samuel Ndoka ka pasur në 25 qershor 2017 në Shëngjin të Lezhës, ku ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasin Florian Dushku, edhe ky një qytetar lezhjan.






Plagosja e Dushkut
Ngjarja pati si shkak motivacionin politik, pasi sipas policisë i plagosuri Dushku, punonte për llogari të forcës politike LSI ndërsa Samuel Ndoka për llogari të forcës politike Partia Socialiste. Në atë kohë ngjarja morri përmasa të mëdha, pasi dhe pas dhunimit të Dushkut në Shëngjin mbëriti presidenti i sapozgjedhur në atë periudhë Ilir Meta, i cili tha se bandat e armatosura po cënonin procesin e zgjedhjeve. Jo më larg se tre javë më parë, policia arrestoi pas 5 muajsh dy autorët e këtij krimi Samuel dhe Donjan Ndoka, të cilët momentalisht ndodhen në burg.