Random Video

Ora News - Vrasja e Aleksandër Ndokës çon në Lezhë Haki Çakon: Të zbardhet krimi

2018-05-09 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Atentati mafioz ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, ka sjellë në Lezhë Drejtorin e Përgjithshem të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në oret e mbremjes të së hënës Çako ka zhvilluar një takim me drejtuesit e policisë vendore në Lezhë ku në fokus të diskutimeve, sipas burimeve ka qenë vrasja e Aleksander Ndokës.

Drejtori i Policisë së Shtetit mësohet se ka kërkuar informacion mbi hetimet që po kryhen për këtë ngjarje, ndërsa ka kërkuar angazhim maksimal për zbardhjen sa më parë të këtij krimi.

Takimi i cili ka zgjatur rreth 1 orë nuk është bërë publik për mediat. Vetë Çako nuk ka bërë asnjë deklarate në lidhje me faktet apo detajet ku do të përqëndrohet hetimi, ndërkohë pas këtij takimi priten zhvillime të reja në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrarë, Aleksander Ndoka, vëllai i ish deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-aleksander-ndokes-con-ne-lezhe-cakom-te-zbardhet-krimi