Random Video

Ora News - Krishtlindja u festua në të gjithë Shqipërinë

2018-05-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krishlindjet bashkojnë qytetarët e të gjitha besimeve në Berat. I konsideruar si qyteti i harmonisë fetare Berati ka bashkuar sot qindra besimtar në kisha që pavarsisht besimit të tyre fetar kanë marrë pjesë në rritet e kësaj feste.

Lindja e Krishtit është festuar sot në shumë kisha të qytetit të mbrojtur nga UNESCO, por ceremonitë janë përqëndruar pranë Katedrales së Shën Dhimirtit në qendër të qytetit. Rritet e festës janë drejtuar nga At Petraqi që ka drejtuar Liturgjinë Hyjnore, e cila ka nisur në orën 07:00 deri në orën 10:00 dhe është ndjekur nga besimtarë të shumtë, të cilët janë falur në këtë ditë të madhe shprese dhe mirësie.

Qytetarët urojë njëri-tjetrin për festën e Krishlindjes së madhe dhe të shumtë janë ata që ndonëse nuk i përkasin besimit të krishtrerë kanë shkuar në kishë duke ndjekur rritet fetare.

Besimtarët më pas kanë drekën e madhe të Krishlindjes dhe më pas do të kryejnë vizita në banesat e të afërmëve dhe miqëve.

Kisha e Shen Gjergjit ne Fier ka pritur sot qindra besimtare te cilet kane ndjekur ne mengjesin e sotme meshen e mbajtur me kete rast per lindjen e jezu krishtit birit te perendise.

Qindra besimtare kane uruar gezuar krishlindjet duke e ndare kete gezim me te gjithe komunitetin e besimeve te tjera .

Krishtlindja, është një ditë ku dashuria flet me gjuhën e saj të vërtetë dhe urrejtja sfidohet. Lindja e Jezu Krishtit birit te Perendise simbolizon dashurin e zotit per njeriun per te cilen ai erdhi mes nesh. Dhe kjo dashuri kërkohet të mbretëroje kudo në tokë në të gjithë njerëzimin !

Sarandë qindra besimtare ortodoks i jane drejtuar që në orët e para të mëngjesit kishës së ?Shen Harallambit? në Sarandë. Mesha u mbajt nga at Mitro dhe at Llukaj. Ceremonia filloi ne oren 07;00 te mengjesit te sotem dhe perfunoi ne oren 10:00.

Besimtarët kanë uruar gëzuar Krishtlindjet, paqe dhe harmoni. Kisha e ?Shen Harallambit? në Sarande ka pritur sot edhe besimtarë të zonave përreth ku jetojnë minoritaret entik grek të cilet kanë preferuar të ndiqnin meshën në qytetin e Sarandës.

Mijëra besimtarë të krishterë në rrethin e Lushnjës kanë festuar Krishtlindjet. Në të dyja kishat si atë ortodokse ashtu dhe në atë katolike janë mbajtur meshat e Krishtlindjes dhe besimtaret janë lutur për më shumë paqe e harmoni në jetën e tyre dhe të të afërmve. Në kishën ortodokse të "Shën e Premtes" në Lushnje meshën e ka mbajtur at Ilia që ka përcjellë dhe urimet e tij për çdo besimtar. Në kishën katolike të "shenjterve Pjetri dhe Pali" meshën e ka mbajtur don Giuseppe Sgarbossa, i cili ka percjellë dhe urimet e ipeshkvise për besimtaret katolikë në Lushnje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/krishtlindja-u-festua-ne-te-gjithe-shqiperin