Random Video

Report TV - Janullatos, Çipa: Vonesa paralel me mësimin e gjuhës

2018-05-10 0 Dailymotion

Kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa i ftuar në studion e Report Tv ka deklaruar se Presidenti Ilir Meta dhënien e shtetësisë për Janullatos duhet që ta shoqëronte me arsyet për më shumë transparencë. Çipa theksoi se vonesa për dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Janullatos ka ardhur paralel me mësimin e gjuhës shqipe prej Kryepeshkopit.
?E konsideroj në pikëpamjen njerëzore një proces normal. Ajo që më bën përshtypje është që marrja e shtetësisë shqiptare ka bashkëudhëtuar me vonesën me përvetësimin e shqipes prej tij. Duhet ta pranojmë që e vetmja ngjashmëri me themeluesin e kishës që është Fan Noli dhe Kryepeshkopit aktual është aftësia e tyre për të njohur shumë gjuhë. Ndryshimi i vetëm është se mes shqipes së tyre nuk ka ngjashmëri.

Ka dy lexime që i bëhet këtij vendimi, politika e brendshme dhe e dyta një kapërcim befas edhe në kontekste të reja të Metës. Presidenca, dekretimin ta bashkëshoqëronte me disa arsye. Për evitimin e interpretimeve dhe për një relacion më të drejtë transparence? tha ai.

Në vendimin e Metës, sipas Cipës ka ndikuar edhe marrëdhënia mes dy vendeve, pasi Greqia ka qenë gjithmonë e interesuar. ?Kujdesi që tregon shteti amë për Kryepeshkopin ka qenë i deklaruar në të gjitha axhendat e dy vendeve. Ka pasur kryeministra që janë interesuar. Edhe në nivele ministrore është përmendur.