Random Video

Basha intervistë për Vizion Plus: “Shpalos aksionin opozitar” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pyetje: Çfare qëllimi ka turi me qytetaret, për çfare doni te organizoni ju strukturat e PD?



Basha: Kontakti me anëtaret, mbështetësit e PD dhe qytetaret është një e përhershme, jo e veçanta e aktivitetit tim si kryetar i PD. Por nisja e këtij turi përkon me një ngjarje dramatike qe është shkelja flagrante e Kushtetutës, javën e kaluar, si kulmim i një sere veprimesh nga ana e mazhorances ndaj Edi Rames, për te hedhur një vello mbrojtëse, dosjeve te krimit dhe korrupsionit te hapura tashme nga Drejtësia Shqiptare por edhe nga Drejtësia Ndërkombëtare për krimin e organizuar dhe figurat kryesore politike ten lidhur me krimin e organizuar. Ne këtë kuadër , jo vetëm me PD dhe mbështetësit e opozitës, por me te gjithë qytetaret, ne do te jemi ne një tur bashkëbisedimi për te vendosur se bashku kursin dhe intensitetin e aksionit opozitar dhe qytetar sepse mbrojtja e Kushtetues, shkelja e Kushtetutës, çështjet e demokracisë, çështjet e drejtësisë dhe çështjet e ekonomisë nuk janë çështje vetëm te një partie politike, apo te disa partive politike por janë çështje te gjithë qytetareve. Dhe ky tur ka për qellim te vetëdijesojë sa me shume shoqërinë dhe qytetaret, te ktheje besimin tek vetvetja, te njerëzve, si një parakusht për te kthyer shpresën, se e mira mund dhe do te triumfoje, ku njerëzit e përkushtuar për te mirën janë te gjithë te bashkuar me një qellim.



Pyetje: Kryeprokuroria e re është zgjedhur, ka filluar punën, për çfare do te protestoni ju këtë here dhe do te kemi një proteste apo disa protesta?

Basha: Nuk ka lidhje kjo me personin e kryeprokurorit, fakti është se kryeprokurori sot është Edi Rama, është hera e pare ne historine e Shqiperise qe nje kryeprokuror zgjidhet me votat e një partie politike, siç e thotë një kolegu juaj dhe një miku im, betimi duhet te ishte bere ne selinë e PS jo ne Parlament. Është hera e pare qe zgjidhet një kryeprokuror me shkelje te Kushtetutës dhe pa Veting, ku për një vit e gjysme shqiptareve i është premtuar se drejtësia e re do te ketë prokurore dhe gjyqtare qe do te kenë kaluar Vetingun. Pra nuk ka asnjë dyshim ne mendjen e askujt se cili është qëllimi i vërtete i shkeljes se Kushtetutës javën e kaluar. Është mbyllja e dosjeve te krimit, është ngadalësimi dhe komprometimi i hetimeve për Saimir Tahirin dhe për persona te tjerë te kapur ne flagrance nga antimafia Italiane, nga shërbimet e huaja por edhe nga drejtësia shqiptare ne bashkëpunim me krimin. Kur them persona kam parasysh politikane te nivelit te larte, te qeverise te bashkive kryesore te vendit, te cilët ne bashkëpunim me bandat me famëkeqe, Habilajt, Balilajt, janë përgjegjës për kthimin e Shqipërisë ne vetëm katër vite, ne eksportuesin dhe prodhuesin me te madh te drogës ne Europe, ne një vend ku ekonomia është ne krize dhe prodhimi me i madh i vendit është droga.