Random Video

Report TV - Deklaratat e Londos gjatë prezantimit të “Boeing Boeing”, shfaqja 6 e 7 janar

2018-05-10 1 Dailymotion

Kiço Londo, drejtori i Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? në Tiranë, ka folur për dëmin që i sjell teatrit shqiptar mungesa e kritikës.

?Mungesa e kritikës profesionale dhe lavdërimi i tepërt, ose hipokrizia me ato që ndodhin në skenën e teatrit, është një gjë që duhet të na shqetësojë. Do të duhet që të gjendet një rrugë. E thashë, raporti me dramën shqipe dhe raporti me kritikën, janë dy pikat më të dobëta që ka teatri ynë sot. I ka edhe Teatri Kombëtar, dhe Eksperimental, i ka edhe Teatri Metropolit dhe ndonjë tjetër. Teatri është i yni. Dhe, pastaj të nesërmen në gazetë shohim dy faqe me elozhe për një gjë që jemi koshient se nuk është kështu?
Të nesërmen shikojmë dy faqe gazete që i bëjnë elozhe shfaqjes për një gjë që jemi koshient që nuk është kështu?, tha Londo.

Londo është shprehur për problemet që vijnë nga vlerësimi joprofesional i shfaqjeve gjatë prezantimit të premierës së parë të ?Boeing Boeing? që do të shfaqjet në datat 6 e 7 janar. Është e para premierë që vjen nga institucionet kulturore dhe biletat janë shitur të gjitha për të dyja netët.