Random Video

Report TV - Rritja e çmimit të biletës së urbanit në Petrelë, banorët: E papërballueshme për ne

2018-05-10 1 Dailymotion

Tiranë- Urbani i Petrelës u gjet i bllokuar sot nga banorë të zonës, pas rritjes së papritur të biletës së udhëtimit nga 80 në 100 lekë.


Në orën që urbani i Petrelës do të duhej të lëvizte, në sheshin e zonës ishin mbledhur spontanisht qytetarët, të cilët rrethuan mjetin, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të biletës. Kreu i njësisë administrative Petrelë, Ilmi Aga për Report Tv tha se në rast se, nuk do të ketë reagim nga bashkia për të mos lejuar rritjen e çmimit të biletës, tek stacioni ku niset autobusi, do të mblidhen dhe do të bllokojnë rrugën të gjithë banorët e zonës.



?Nga 80 e kanë bërë 100 lekë biletën e urbanit të Petrelës,? tha një qytetar.

?Është turp dhe faqe zezë sepse nga Tirana deri në Petrelë është 12 apo 13 kilometra, merre Ndroqin sa është? Është 50 lekë bileta, duhet të shikohet gjendja sepse më vonë do vazhdojmë protestën madje do bllokohet rruga kryesore, sepse tani kështu u bë,? shpjegoi Iami Aga, Kryeplaku i Petrelës.

Banorët të cilët zgjedhin çdo ditë si mjetë për të lëvizur urbainin e Petrelës thonë se rritja e çmimit është e papërballueshme për ta.

?Bileta të rritet kur të rritet ekonomia, ekonomi poshtë dhe çmimi i biletave në qiell, çfarë është kjo,? tha një banor i Petrelës.