Random Video

Report TV - Basha: Haki Çako kokë turku, Rama, Tahiri e Xhafaj drejtues të kupolës së drogës

2018-05-10 0 Dailymotion

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas lirimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në një dalje për media pas takimit me aleatët, Basha tha se po njihet me këtë informacion nga gazetarët, ndërsa shtoi se vendimi është i vonuar. Sipas tij, Çako është një ?kokë turku?, pasi kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj.
?Informacionin po e marrë nga ju. Është një hap tejet i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë, në të cilën e ka zhytur krimi Policinë e Shtetit. Haki cako është një ?kokë turku?, sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj?, tha Basha.