Random Video

Basha takon aleatët për nisjen e protestave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti fillon punimet ne 15 janar dhe opozita do te marre pjese ne seance plenare. Lideri i opozitës Lulzim Basha ka takuar aleatet dhe gjate mbledhjes ka rene skenari i bojkotit dhe i djegies se mandateve e është vendosur qe deputetet do te shkojnë ne kuvend, por marrëdhënia do te jete e kushtëzuar.



?Ne marrëdhënien me Parlamentin do ta kemi të kushtëzuar me interesin publik dhe me aktin e rëndë e të pafalshëm që është dhunimi i Kushtetutës.?



Vendimi zyrtar do te merret te martën ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD dhe takimin e kryetareve te degëve, ku do te finalizohen edhe detajet për protestën e 27 janarit, e cila do te ketë te forte elementin ekonomik.



?Opozita e ka marrë këtë angazhim në një kohë kur 300 mijë shqiptarë nuk sigurojnë dot bukën e gojës. Ku 49% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritës. Dhe krimi i veshur me pushtet, pushteti i bërë njësh me krimin me figurën e Edi Ramës bëhet gati të fillojë aksionin për ujin. Kjo është arsyeja që po zbrazen burgjet nga kriminelët, po largohen kriminelët, trafikantët e drogës nga qelitë e burgjeve që t?i bëjnë gati qelitë për qytetarët që nuk paguajnë dot faturat e ujit.?



Dalja e Bashes para mediave përkoi me lajmin e shkarkimit te drejtorit te përgjithshëm te Policisë se Shtetit Haki Cako, nje kërkese e hershme kjo e PD.



?Është një hap tejet i vonuar, është një tjetër tregues i krizës së thellë, në të cilën e ka zhytur krimi, institucionin e Policisë së Shtetit. Por pa dyshim që Haki Çako është siç ishte një ?kokë turku?. Sepse kupola e drogës drejtohet nga Edi Rama, nga Saimir Tahiri, siç e di gjithë bota tani, dhe natyrisht dhe nga Fatmir Xhafaj, lidhjet e të cilit me botën e krimit dhe të drogës janë të njohura katërçipërisht këtej dhe andej detit.?



Gjate takimit është diskutuar edhe roli i LSI, dhe aleatet tradicional te PD nuk jane shprehur aspak te kënaqur per protagonizmin e partisë se drejtuar nga Monika Kryemadhi.