Random Video

Ora News - Prishja e kompleksit Jon, Strasburgu detyron qeverinë shqiptare të paguajë 14 mln euro

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shembja e këtij pallati me tritol në dhjetor të 2013 i ka kushtuar shtetit shqiptar më shumë se 14 milionë euro.

Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut dënoi qeverinë shqiptare të paguajë rreth 14 milionë euro pa llogaritur këtu edhe kostot shtesë për pronarët e ish-kompleksit Jon.

Pallati i ndërtuar tek uji i ftohtë në Vlorë ishte ndër godinat e para që u prish Inspektoriati Ndërtimor në kuadër të ndërtimit të Lungomares.

Gjykata e Strasburgut në vendimin shumëfaqësh thotë se qeveria ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke detyruar institucionet shqiptare të paguajnë 13.9 mln euro, ku përfituesi kyresore me rreth 10 milionë euro është Xhafer Isuf, por mes atyre që marrin dëmshpërblim është edhe edhe Avokatja e Popullit Erinda Ballanca që kishte blerë apartament tek ai kompleks.

Gjykata e Strasburgut detyron qeverinë që ta paguajë dëmshpërblimin brenda 3 muajsh në të kundërt për çdo ditë vonesë do të llogariten interesa.

Në tetor të vitit 2013, vetëm një muaj pas marrjes së qeverisë nga socialistët Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik vendosi të prishë pallatin 8-katësh buzë detit, me leje të dhënë nga ish-kryebashkiaku Shpëthim Gjika.

Gjatë kohës që u mor vendimi për prishjen e pallatit qeveria nxori me urgjencë një vendim për të dëmshpërblyer banorët me një fond total prej 3.4 mln euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prishja-e-kompleksit-jon-strasburgu-detyron-qeverine-shqiptare-te-paguaje-14-mln-euro