Random Video

Ora News - Kadiu: Numri i turistëve u rrit për shkak të situatës në Turqi

2018-05-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja e Partisë Demokratike Fatbardha Kadiu e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se turizmi në Shqipëri kërkon gjëra minimale, ndërsa shtoi se vitin e shkuar u rrit numri i turistëve për shkak të situatës në Turqi.

Kadiu: Turizmi ynë nuk kërkon gjëra madhore, por elementare. Kërkon ujë, kanalizime, ambiente më të pastra. Kërkon që shteti të mbrojë minimalisht pastrimin e vijës bregdetare.

Secili nga ne e mban mend anijen me naftë që u derdh në vendin tonë. Nuk ka vend në botë që të derdhësh kanalet e ujërave të zeza në bregun e detit. Ne themi duhet parë turizmi dhe këto gjëra elementare do. Në Durrës janë investuar me miliona, e miliona për kanalet e zeza dhe prapë ujërat e zeza derdhen në det.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kadiu-numri-i-turisteve-u-rrit-shkak-te-situates-ne-turqi#.WlkgW21XPCM.facebook