Random Video

Takimi Bushati-Kotzias, progres thelbësor në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tre ditë diskutimesh janë mbyllur negociatat mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.



Në deklaratën e përbashkët, theksohet se dy ministrat, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. Edhe pse theksohet se në takim palët bënë përparim, nuk janë bere të ditura rezultatet konkrete.



?Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane.?



Megjithatë bisedimet mes palëve do të vijojnë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të çështjeve të mprehta të hapura mes dy vendeve, nga e kaluara.



?Diskutimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim?.



Deklarata nuk jep detaje se kur mund të zhvillohen negociatat e radhës mes shefave të diplomacive. Por në prill të këtij viti, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe Aleksis Tsipras mund të kenë një takim të veçantë, duke i dhënë një shtysë më të madhe raporteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.



Çështjet kryesore që mbizotëruan diskutimet e tri ditëve ishin caktimi i kufirit detar, ligji i luftës, varrezat greke ne Shqipëri, si dhe problemet të tjera që kanë të bëjnë me emigrantet dhe minoritetin.