Partia Demokratike denoncoi skemën ko" />
Partia Demokratike denoncoi skemën ko"/>
Random Video

Ora News - "Peshku i madh po peshkon peshkatarët", PD denoncon skemën korruptive me inceneratorët

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike denoncoi skemën korruptive të cilën sipas saj po përdor qeveria për ndërtimin e tre inceneratorëve që do djegin plehrat.

Kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një deklaratë për mediat tha se Rama dhe Ahmetaj kanë vendosur taksën e plehrave që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete dhe më tej.

Malltezi: Energjia e prodhuar nga fabrikat e plehrave të Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj. Skema financohet nga një taksë e ashtëquajtur detyrim i shërbimit publik ndaj OSHEE, që i është ngarkuar detyrimi për blerjen e energjisë nga prodhuesit e energjisë për pjesën e biodegradueshme të mbetjeve të ngurta dhe më pas për ta ofruar në treg. Kjo do të thotë që skema financohet me taksën që detyron OSHEE të blejë energjinë e prodhuar nga inceneratorët e Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj me çmimin që do përcaktojë po Rama dhe Ahmetaj me Entin Rregullator të Energjisë. Rama dhe Ahmetaj jo vetëm po marrin 178 mln euro nga taksat tona për tre inceneratorët që do djegin plehra dhe do të lëshojnë helme në ajër por ata kanë vendosur taksën e plehrave që të shesin energjinë e prodhuar nga inceneratorët dhe të vazhdojnë të pasurohen për vete dhe më tej.Në këtë vend ku është prishur busulla morale, peshku i madh po peshkon peshkatarët.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/peshku-i-madh-po-peshkon-peshkataret-pd-denoncon-skemen-korruptive-me-inceneratoret