Random Video

Report TV - Ministria e Kulturës ka vendosur çmimin e biletës për Butrintin 700 lekë

2018-05-11 0 Dailymotion

Ministria e Kulturës ka vendosur te rrisë çmimin e biletës për turistët shqiptarë që vizitojnë Parkun Kombëtar të Butrintit. Pas këtij vendimi të ministrisë edhe shqiptarët do të paguajnë njësoj si turistët e huaj, ku bileta do të kushtojë 700 lekë nga 300 lekë që ishte më parë. Rritja e çmimit në Parkun e Butrintit ka nisur nga 1 janari. Ndërkohë operatorët turistikë kanë reaguar duke e quajtur këtë veprim të pa konsultuar me asnjë palë të interesuar.

Kryetari i Shoqatës së Operatoreve Turistikë në Sarandë, Arben Çipa, u shpreh se rritja e çmimit të biletës është bërë në një moment që janë nënshkruar kontratat me operatorët e huaj.

?Mendoj se nuk është konsultuar me pjesën e subjekteve, ne sjellim pjesën më të madhe të turistëve në Butrint , padyshim që mund të ndodhin ndryshime sepse është një sektor në zhvillim. Duhet të ishin konsultuar me ne sepse duhet të trajtonim disa kategori si për shembull një kategori që paguante 150 tani duhet të paguaj 300 lekë të reja.