Random Video

Ora News - Kryemadhi: Basha ka mundësi të jetë 1-shi, marrëveshja më e madhe për të larguar Ramën

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se marrëveshja më e madhe që mund të kenë shqiptarët sot është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Ajo thotë se Lulzim Basha e pësoi në marrëveshjen e 17 majit.

Kryemadhi: LSI ka qëndrimin e saj. Problemi më i madh sot nuk është ardhja në pushtet e opozitës, por shpëtimi i Shqipërisë. Me marrëveshjen e 17 majit, mendoj se zt.Basha dhe demokratët e kanë kuptuar se ka qenë një nga dëmtimet më të mëdha që i kanë ndodhur PD-së.

Unë nuk mendoj që zt.Basha të vendoste një marrëveshje për ta bërë numrin dy kur ai i kishte shanset për të qenë numër 1. Sot, zt.Basha i ka mundësitë për të qenë numri një për vetë numrat që ka Partia Demokratike.

Nuk është koha të diskutojmë që zt.Basha të mbajë akoma marrëveshjen e 17 majit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-basha-ka-mundesi-te-jete-1-shi-marreveshja-me-e-madhe-te-larguar-ramen