Random Video

Report TV - PD bllokon foltoren, Ruçi Bashës: Mos bëj si alabak por si lider të thashë

2018-05-11 0 Dailymotion

Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita ka bllokuar foltoren, pasi kryetari Ruçi i ndërpreu fjalën Edmond Spahos, që po fliste për ekstradimin e Nazer Sitit drejt Italisë.
Ruçi u shpreh se Spaho ishte jashtë rendit të ditës duke i ndërprerë fjalën, por Lulzim Basha me deputetët e PD u drejtuan drejt foltores duke e bllokuar. Ruçi iu drejtua Bashës me fjalët ?Uluni poshtë, mos bëj si halabak, mos prek punonjësit, bëj liderin. Basha të paralajmëroj, ndërpritet seanca...?. Seanca rifilloi pas ndërprerjes për 5 minuta.