Random Video

Report TV - Veliu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

2018-05-11 0 Dailymotion

TIRANE - Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka propozuar emrin e Ardi Veliajt për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili deri sot nga mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Tiranës.

Report Tv mëson se Rama ka firmosur propozimin e Xhafaj. Ardi Veliu pason në detyrën e kryepolicit Haki Çakon i cili u lirua një muaj më parë me vendim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Pas lirimit të Çakos, në krye të policisë u komandua Rebani Jaupi i cili mbajti këtë detyrë për rreth një muaj, ndërsa tashmë do rikthehet në detyrën që mbante më parë atë të zv/drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej datës 28.04.2017.