Random Video

Ora News - Lufta kundër krimit, Xhafaj paralajmëron rezultate të tjera në Durrës

2018-05-11 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar goditjen e disa grupeve kriminale që operojnë në Durrës dhe Krujë.
Gjate një inpektimi në piken kufitare të portit të Durrësit nën shoqërinë e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dha mesazhin e intensifikimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes policisë, prokurorisë dhe SHISH për goditjen e grupeve kriminale që operojnë në Durrës, rezultatet e të cilëve sipas Ministrit do të shihen shumë shpejt.

Xhafaj: Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qytet por sërish mbetet për t'u bërë. Dhe në kuadër të "Forcës së Ligjit" do kemi rezultate të tjera në këtë qytet.

Një vëmendje të veçantë tha Xhafaj po i kushtohet edhe mpnitorimit të kufirit me qëllim goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se po bashkëpunohet ngushtë me homologët italianë dhe më gjerë për bllokimin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lufta-kunder-krimit-xhafaj-paralajmeron-rezultate-te-tjera-ne-durres