Random Video

Report TV - Vdekja e 20 vjeçarës nga Fieri, familjarët: Pakujdesia e mjekëve

2018-05-11 1 Dailymotion

Një 20-vjeçare ka humbur jetën në rrethana të mistershme. Ngjarja është regjistruar ditën e hënë, ndërsa familjarët thonë se vajzën e kanë dërguar disa herë në urgjencën e Fierit, pasi ajo ka pasur shqetësime serioze, por sipas tyre, mjekët e kanë përcjellë pa e marrë situatën seriozisht.
Gjyshi dhe babai i vajzës, Pilo dhe Altin Gjeka, deklarojnë se Xhuljeta ka humbur jetën për faj të personelit të spitalit.

Herën e fundit që 20-vjeçarja Xhuljeta Gjeka është dërguar në spital ka qenë të hënë, por ajo ka ndërruar jetë në hyrje të urgjencës. Drejtoresha e spitalit të Fierit shprehet se pritet analiza e mjekësisë ligjore, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Ndërkohë, për këtë rast është bërë denoncim në Prokurori, prej ku ka filluar hetimi. Nga ana e saj, policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.