Random Video

Mori 2 mln euro me anë të mashtrimit, stomatologia Olesia Duka del para Gjykatës së Durrësit

2018-05-11 1 Dailymotion

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën ?arrest me burg? pa afat për Olesia Dukën. Stomatologia akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë duke u marrë 2 mln euro. Vetëm Idlir Hoxhës, stomatologia i kishte marrë 900 mijë euro. Por, para gjykatës Duka ka deklaruar se paratë do i kthejë pasi janë brenda bashkëpunimit tregtar e jo mashtrim.
Olesia Duka e pranishme në seancën gjyqësore mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa deklaroi se nëse do të donte mund të siguronte edhe 9 mln euro dhe jo 900 mijë euro. ?Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t?i gjej dhe t?i rregulloj punët? deklaroi ajo.

Gjithashtu ajo ka pretenduar se disponon një OJF ?Buzëqeshja e Lumtur? dhe se ndihmonte fëmijët e policëve të vrarë dhe atyre me probleme. Pala mbrojtëse kërkoi që të kishte një masë më të lehtë duke e liruar nga burgu për t?u hetuar në gjendje të lirë. ?Kërkojmë që të hetohet në gjendje të lirë, nuk largohet dhe nuk prish hetimin? tha avokati. Por kërkesa është rrëzuar.