Random Video

Report TV - Pike te përbashkët doganore mes Kosovës e Shqipërisë

2018-05-12 0 Dailymotion

Pika kufitare Morinë- Vërmicë do të jetë pika doganore e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila do të fillojë në muajin prill të funksionojë vetëm me një pikë kontrolli për të dyja shtetet.

Kjo pikë kufitare do t'u shërbejë dy administrative doganore, asaj të Kosovës dhe Shqipërsië, ku me vënien në funksion të saj, do të ketë një thjeshtim të procedurave doganore dhe eleminimin e burokracive në vendkalimet doganore me Kosovën, ku qytetarëve do t?u shkurtohet koha që duhet të rrinë në pritje për të kaluar kufirin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Kosovës të cilat citojnë këshilltarin e Kryeministrit Rama, Lulzëzim Rafuna, i cili është gjithashtu edhe këshilltar i ministrit të Finanacave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza.

Ndërtesa e doganës së përbashkët, e cila ndodhet brenda territorit të Shqipërisë, kishte filluar të ndërtohej në prill të vitit të kaluar me financim nga Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë përmes fondeve të IPA- s.