Random Video

PS: Basha te jape llogari per parate qe sponsorizuan demtimin e imazhit te Shqiperise

2018-05-12 0 Dailymotion

Partia Socialiste i kërkon Lulzim Bashës të bëjë transparencë për kontratat e lidhura nga kompani guackë për të lobuar në Uashington për promovimin e Partisë Demokratike dhe për të krijuar destabilitet në Ballkan.

"Këtu kemi të bëjmë me një krim politik, financiar dhe, mos e dhëntë Zoti, edhe kombëtar, për të cilin Lulzim Basha duhet të përgjigjet . Lulzim Basha duhet të thotë ku u gjenden ato para që u paguan në emër të PD-së. Pse ato para kaluan nga kanali i errët i një shoqërie guaskë? Me Kremlin pa Kremlin, kjo nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi në këtë mes, sepse paratë i ka paguar Lulzimi dhe i ka kaluar përmes guaskës në një ishull offshore, në shkelje të hapur të ligjeve të shtetit shqiptar dhe jo vetëm të shtetit shqiptar, po edhe të shtetit amerikan, sepse përndryshe askush në SHBA nuk do të harxhonte kohë dhe energji për të hetuar këtë zullum të madh".

Në kundërpërgjigje, Selia Blu tha se pas artikullit të publikuar në revistën amerikane Mother Jones qëndron Kryeministri Rama.

"Shkrimi i publikuar në Mother Jones, një media ekstremiste e majtë e njohur për qëndrimet e saj anti-Trump, është financuar nga Edi Rama me para të paligjshme. Shkrimi është pjesë e një fushate të qëllimshme për të mbuluar kokainën dhe lidhjet e familjes Rama me të".

Një ditë më parë, përmes një deklarate për shtyp, Selia Blu u shpreh se nuk ka thyer asnjë ligj shqiptar, amerikan apo të një shteti tjetër dhe nuk ka pasur asnjë lidhje direkte apo indirekte me individe apo kompani ruse.