Random Video

Vlorë gjendet rreth 1 ton hashash i ndarë në 30 thasë i braktisur në një pyll në zonën e Novoselës

2018-05-12 1 Dailymotion

Një sasi e konsiderueshme droge, prej rreth 1 ton, është zbuluar në Novoselë të Vlorës. Kamera e Report Tv ka shkuar në vendin ku ndodhen 900 kg drogë, të cilat janë hedhur në një gropë nga trafikantët.
Frika nga kontrolli i policisë ka bërë që droga të hidhej në këtë gropë dhe të braktisej nga trafikantët. Sasia e drogës është e konsiderueshme, ndërsa policia nuk ka ende dijeni për të. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të lëndës narkotike të braktisur.