Random Video

Report TV - Vijojnë largimet nga LSI, keshilltarët e Belshit dorëzojnë testërën

2018-05-12 0 Dailymotion

Vijon largimi i këshilltarëve bashkiakë të LSI dhe bashkimi i tyre me PS. Pas Gjirokastrës dhe Fierit, janë 3 këshilltarë të LSI në Belsh, që i janë bashkuar PS. Bashkë me këshilltarët e LSI kanë ikur drejt të majtës edhe 1 këshilltar i PLL dhe 1 i Ballit Kombëtar.

Bëhet fjalë për zyrtarët Besmira Xhaferri, Pëllumb Dervishi, Ramadan Elezi nga LSI, Ismail Paja i PLL dhe Ruzhdi Fejzullahu nga Balli Kombëtar, të cilët kanë lënë partitë e tyre dhe janë pozicionuar pranë socialistëve.

Këshilltarët e LSI kanë hedhur akuza të forta ndaj partisë, ku ata bënin pjesë deri tani, duke thënë se u krijua për integrimin evropian, por doli kundër, ndërsa kanë përmendur dhe çizmen e Monika Kryemadhit në Kuvend, teksa janë shprehur se nuk bëhet opozitë duke gjuajtur me çizme, apo duke sharë me libër shtëpie si Petrit Vasili, e më keq akoma me Berishën e Bashën, që sipas tyre. kanë vrarë e vjedhur.