Random Video

Zone e Lire/ Mustafa Nano: Me vjen turp qe i kam permendur emrin Ilda Bejleri (16.03.2018)

2018-05-12 4 Dailymotion

Monologu analistit dhe gazetarit Mustafa Nano në emisionin e tij, ?Provokacija?, për moderatoret sportive Bora Zemani dhe Ilda Bejleri ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Nano kritikoi moderatoret për veshjen dhe u ndal konkretisht tek fustanet tepër të shkurtra që ato mbanin veshur.
Pas monologut të tij nuk mungoi as kundërpërgjigja e Ilda Bejlerit e cila në deklaratën e saj tha se Nano nuk është i fushës së modës për ta gjykuar. Sot në emisionin ?Zonë e Lirë?ku ishte i ftuar Nano dhe filozofi Arjan Curri është diskutuar pikërisht etika e veshjes.
Gjatë emisionit Nano tha se qëllimi i tij ka qenë të merret me fenomenin dhe jo pikërisht me veshjen e moderatores Bejleri.
?Ajo është një qenie aq vulgare sa unë nuk kam parë. Pas reagimit të saj mua më vinte turp që i kisha përmendur emrin. Si mund ti referohesh një njeriu të tillë, tani unë po merrem me të kam rënën në grackë. Unë e gjykova në debatin estetik, nuk u mora me të por me veshjen?, tha Curri.