Random Video

Ora News - Vlahutin: Shqipëri-Kosovë pa dogana, vetëm kur të bëhen anëtare të BE

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur ideve apo projekteve për një kufi pa dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës para anëtarësimit të dy vendeve në BE.

Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian e dha këtë mesazh nga pika kufitare e Morinit, ku inspektoi ecurinë e punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.

Romana Vlahutin: "Në momentin që të dyja shtetet do të jenë anëtare të Bashkimit Europian nuk do të ketë dogana mes tyre ashtu siç nuk do të ekzistojnë doganat ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare."

Projekti i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë - Vërmicë është drejt përfundimit. Dogana e përbashkët do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët, jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të ndihmojë në mbështetjen e investimeve të reja.

Ndërsa në lidhje me hapajen e negociatave, Vlautin u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare të BE e që do përmbyllet me nje raport në qershor duke shpresuar që do të jetë nje raport pozitiv
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vlahutin-shqiperi-kosove-pa-dogana-vetem-kur-te-behen-anetare-te-be