Random Video

Report TV - Durrësi nën ujë, evakuohen nxënësit në një shkollë

2018-05-12 0 Dailymotion

DURRES - Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot një pjesë të vendit, ku më i prekuri është qyteti i Durrësit. Qyteti bregdetar është shndërruar sot në një ?Venecia? të vogël, teksa ndodhet i gjithi nën ujë.

Siç shihet nga fotot dhe videot që sjell më poshtë Report Tv, situata paraqitet e pazakontë, ku qyteti është ?pushtuar? nga uji.


Për shkak të shirave ka përmbytje rrugësh në lagjen nr 1, te stacioni i hekurudhor, te kryqëzimi i rrugëve, te kompleksi i shkollave të mesme dhe në zonën e Shkozetit, ku duket se makinat ?notojnë? nën ujë, i cili arrin në 1 metër e gjysmë.

?Boll se na çmendët?!Banori tregon tmerrin nga uji,çfarë i tha policia
Situatë e tmerrshme paraqitet në zonën e ish-Kënetës, në Durrës, aty ku uji arrin në 1.5 metra në banesa. Report Tv ka kontaktuar me një banor, i cili tregon tmerrin nga uji. Ai shprehet për mikrofonin e Report Tv se uji ka vërshuar brenda banesës, duke prishur gjithçka dhe duke detyruar që familjarët të dalin te komshinjtë.

?Komplet kanalet e bllokuara. Asnjë ndihmë nuk e kam pasur nga policia dhe zjarrfikësja. I kam marrë në telefon disa herë, por asnjë nuk më ka ardhur te shtëpia. ?Boll se na çmendët, kemi shumë punë, jemi të zënë?, na ka thënë. Kemi 1.5 m ujë, që ka ndërtuar gjithë orenditë e shtëpisë. Familjarët i kam nxjerrë jashtë te komshinjtë. Është hera e parë sot, që kemi pasur kaq shumë ujë. Ka ardhur uji menjëherë dhe nuk kemi pasur asnjë ndihmë, na ka dëmtuar uji të gjitha pajisjet, çfarë kemi pasur në shtëpi?, tha banori.