Random Video

Vijon rrjedhja edhe në Shkodër, 4 këshilltarë të LSI ikin tek PS

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Katër anëtarë të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, braktisën LSI-në dhe iu bashkuan Partisë Socialiste.

Lëvizja brenda parlamentit lokal të kryeqendrës së veriut e Sokol Jubicës, Roze Dedvukajt, Mirjan Bletajt dhe Elton Radovanit pason ato të ngjashme në Fier, Vlorë, Gjirokastër e Belsh. I njëjtë ishte edhe argumenti.

"LSI u ngrit si një forcë që në themel kishte integrimin në BE, realizimin e reforma transformuese për vendin dhe jo një Shqipëri të influencuar nga qarqe dashakeqe ruse që kërkojnë ta kthejnë vendin në një teatër përplasjesh dhe destabiliteti".

Por për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, këto lëvizje nuk e ndryshojnë dot realitetin shqiptar dhe synimet e forcës politike që ajo drejton.

Kryemadhi: Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqënie dhe më shumë begati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vijon-rrjedhja-edhe-ne-shkoder-4-keshilltare-te-lsi-ikin-tek-ps