Random Video

PD kundër VKM-së për titujt e pronësisë: Vendimi i ankimueshëm por Kushtetuese u 'vra' nga Rama

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kushte normale, Partia Demokratike do ta kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin Këshillit të Ministrave që pezullon dhenien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet. Deputeti, Oerd Bylykbashi, tha se ka një vendim te Gjykatës së Lartë, sipas te cilit ai që ka një titull të nxjerre nga organe administrative, gjykate apo në baze të një kontrate shit-blerje është pronar, pavarësisht nëse e ka regjistruar pronën apo jo.

Vendimin e Këshillit të Ministrave që pezullon shenjën e titujve të pronësisë dhe legalizimeve në bregdet, Partia Demokratike e vlerëson si antikushtetues.

Deputeti, Oerd Bylykbashi, thotë se në kushtet kur Gjykata Kushtetuese funksionon, ky vendim do të atakohej.

Bylykbashi: Gjykata e Lartë e përcakton shumë qartë që kush ka një titull është pronar. I regjistruar apo i paregjistruar titulli, kjo nuk ka rëndësi. Mjafton titulli i lëshuar nga një organ administrativ, një vendim gjykate, një kontratë shit-blerje apo një akt dhurimi apo trashëgimie ky titull është i vlefshëm pavarësisht regjistrimit në Hipotekë. Ku mund të ankohesh në Gjykatën Kushtetuese? Edi Rama e ka çuar Gjykatën Kushtetuese në kolaps total, sot nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe për rrjedhojë nuk ka një pushtet që ta ndalojë dhe kufizojë Edi Ramën.

Bylykbashi, thotë se me këtë vendim qeveria po grabit pronën e qytetarëve, ndërsa jep këtë argument.

Bylykbashi: Edi Rama sa herë përpiqet që të vjedhë diçka por që ta bëjë në masë të madhe, e quan reformë. Me këto vendime që ka nxjerrë bllokon regjistrimin e pronave të pronarëve, bllokon transaksionet me pronat e pronarëve, ato që janë të regjistruara ligjërisht në mënyrë që më pas me instrument tjetër ti shfuqizojë pronën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kunder-vkm-se-titujt-e-pronesise-vendimi-i-ankimueshem-por-kushtetuese-u-vra-nga-rama#.WrvrWedGaJk.facebook