Random Video

Report TV - Prokuroria e Tiranës dërgon në gjykatë Elvis Rroshin për falsifikim me dekriminalizimin

2018-05-12 2 Dailymotion

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Enklid Gjini dërgoi në gjykatë dosjen hetimore në ngarkim të Elvis Rroshit, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës.

Elvis Rroshi akuzohet për kryerjen e veprës penale ?Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve? parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.

Në datë 09.06.2016 mbi bazën e akteve të ardhuar nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë është regjistruar Procedimi Penal nr.4810 nr.4810, për veprën e mësipërme penale.

Shtetasit Elvis Rroshi i është vërtetuar e kundërta e përgjigjes mohuese për dënim për vepra të ndryshme nga ndonjë autoritetet i huaj.

Subjekti i ligjit në fjalë, ka fshehur përdorimin e disa emrave në të shkuarën e tij të arrestimeve, ndalimeve, dënimeve, dëbimeve, masave të ndryshme sigurie dhe shtrënguese në Itali, Zvicër dhe Gjermani, falsifikim dokumentash, shqiptare dhe të huaja.