Random Video

Ora News - Basha: Nuk ndalim mosbindjen civile: Liro të arrestuarit, hiq tarifën e Rrugës së Kombit

2018-05-12 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbyllet në mënyrë paqësore dhe pa incidente protesta e organizuar nga opozita paraditen e sotme. Prej orës 10:00 deri në orën 12:00 protestuesit u mblodhën në 4 kryqëzime kryesore të vendit - Vorë, Bradashesh dhe Çermë - duke bllokuar lëvizjen e automjeteve dhe duke i kërkuar Ramës të lirojë të arrestuarit e protestës së Rrugëss ë Kombit të heqë tarifën e kalimit si dhe të heqë TVSH për biznesin e vogël.

Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, dhe Luan Rama i LSI-se ishin në Vorë, ku u ulën këmbëkryq me protestuesit në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa kryetarja e LSI-së ishte në Bradashesh të Elbasanit, ku dhe protestuesit i vunë flakën gomave të makinave. Edhe në Milot ku ishte deputeti Flamur Noka u dogjën gomat e makinave. Në Çermë të Lushnjës ishin deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Mysmyl Murrizi.

Lulzim Basha mbajti fjalen e mbylljes duke deklaruar se ky ishte vetem fillimi. Basha kërkoi lirimin e protestuesve të Kukësit, dhe heqjen e tarifes se rruges se kombit per te gjithe shqiptaret e Shqiperise dhe Kosoves.

Lulzim Basha: "E kam dëgjuar që kur i ka punët ngushtë bën sikur tërhiqet dhe më pas godet. Liro kuksianët. Hiq taksën e rrugës së Kombit. Anulo kocensionin. Do ta çlirojmë shtetin nga kjo bandë kriminale dhe do të kthejmë drejtësinë e pakapur
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/opozita-nis-sot-mosbindjen-civile-3-ore-paralizohet-qarkullimi-ne-vend