Random Video

Report TV - Elbasan, sherr me thika mes dy grupe të rinjsh, 4 të plagosur

2018-05-12 4 Dailymotion

Një sherr me thika mes dy grupe të rinjsh ka sjellë plagosjen e katër personave mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sul Paprri" pranë zyrave të Postës. Dy grupet e të rinjve janë konfliktuar fizikisht ndërsa kanë përdorur edhe thikat. Katër personat që kanë mbetur të plagosur kanë marrë plagë në trup dhe janë transportuar me urgjencë në Spital ku ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton personat e përfshirë dhe zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.