Teuta ka hedhur një hap të rëndësishëm " /> Teuta ka hedhur një hap të rëndësishëm "/>
Random Video

Ora News - Begeja "fërkon" duart: Fitorja na jep shpresë edhe goli i Moçkës na jep pikë

2018-05-14 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teuta ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara, me durrsakët që kaluan 2-0 Vllazninë, një ndeshje kjo që kishte shijen e një "finaleje" për mbijetesën. Kjo fitore ka gëzuar shumë trajnerin e Teutës, Gentian Begeja që u shpreh se është i lumtur për 3 pikëshin.

"Ndeshje specifike do të thoja pasi kishim një kundërshtarë direkt. Ky tre pikësh ka vlera shumë të mëdhaja pasi skuadra afrohet me pikë të barabarta me Vllazninë dhe një pikë me Kamzën. Sot më pëlqeu skuadra. Ndoshta nuk shkëlqyen në lojë por dhanë një shpirtë gare të admirueshme do të thoja. Kanë vrapuar, kishin dëshirë për të fituar ndeshjen kështu që falenderim të madh për skuadrës . Në këto sfida nuk kanë nevojë që lojtarët të marrin detyra specifike. Skuadra po jep maksimumin në stërvitje, në fushë dhe detyrimisht do të vijnë dhe rezultatet."-tha Begeja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/begeja-ferkon-duart-fitorja-na-jep-shprese-edhe-goli-i-mockes-na-jep-pike