Sindikata e Policisë i ka dërguar nj" />
Sindikata e Policisë i ka dërguar nj"/>
Random Video

Ora News - "Shty afatin e vetingut", letra e sindikatës së policisë drejtuar Xhafës

2018-05-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sindikata e Policisë i ka dërguar një letër drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të shtyjë edhe me një muaj afatin e dorëzimit të tre formularëve për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë së shtetit.

Në letrën që mban datën e sotme siguruar nga gazetari i Ora News, thuhet se koha e lënë në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme për të siguruar dokumentacionin e plotë për të përmbushur 11 kërkesat e deklarimit të pasurisë.

11 mijë punonjës policie duhet të realizojnë këtë detyrim brenda 30 ditëve.

Sindikata shkruan se në akte nuk qartësohet konkretisht se në cilat institucione punonjësi i policisë duhet të drejtohet për nxjerrjen e dokumentacionit që kërkojnë tre formularët dhe se është e papërballueshme pagesa prej 3 mije lekësh të reja për çdo pjesëtar familje që duhet pagur për deklarimin e pasurisë.

"Në rastin e pamjaftueshëm të kohës për të siguruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm ligjor , për tre formularët që kanë rreth 40 faqe, punonjësin e policisë e vendosim para dilemës ose të bëjë kërkesë për lirim ose ta mbushë deklarimin e pasurisë me të meta, që e çojnë atë në një situatë të tillë të vetëpërjashtimit nga policia. Këto sjellin pasoja të pariparueshme e të paparashikueshme. Nuk do të mund të dallojmë njerëzit e devotshëm që kanë sakrifikuar ndër vite në polici, me ato të korruptuarit në radhët e saj. Përcatimi i afatit njëmujor në ligj, si dhe detyrimet për të paguar nga xhepat e tyre cënon liritë dhe të drejtat themelore si dhe sigurinë juridike të punonjësve të policisë" shkruhet në letër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtyj-afatin-e-vetingut-letra-e-sindikates-se-policise-drejtuar-xhafs